Site icon Telegrafi

Shpallen fajtorë 4 ish-zyrtarë të MTI-së

Nexhat Krasniqi, Adem Zogiani, Sadi Hykosmani dhe Safet Fazliu janë shpallur fajtorë për shpërdorim të pozitës zyrtare nga një trup gjykues i EULEX-it. Akuzat kanë të bëjnë me ndërtimin e Parkut Industrial në Korreticë të Epërme të komunës së Drenasit.

Të gjithë këta janë ish-zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë dhe akuzoheshin për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkohë pritet që këtyre t’u shqiptohen dënimet.

Ky park shtrihet në 24 hektarë. Ai nisi të ndërtohej në nëntor të vitit 2005 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 2007, raporton Koha.net.

Ndërtimi i këtij objekti cilësohej një nga projektet më kapitale që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe komuna e Drenasit kanë zhvilluar në këto vitet e fundit.

Projekti është realizuar përmes Agjencisë për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/

Exit mobile version