Site icon Telegrafi

Shpallen dy arreste për dhunuesit e Kuvendit më 27 prill

Gjykata Themelore Shkupi 1 ka filluar të sjell vendime për 36 të arrestuarit në mëngjes.

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Zhaklina Peshevska është dënuar me arrest shtëpiak kurse për Igor Durllovskin është shpallur vendimi për paraburgim prej 30 ditësh, si organizator i protestave të dhunshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në gjykatë janë sjellë 24 persona kurse 12 janë në kërkim e sipër.

Mitko Çavkov ka deklaruar se nuk ndjen faj dhe se ”policët kanë mundur që edhe personalisht të mbrojnë Kuvendin nga protestuesit.”

Priten vendimet edhe për personat tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version