Përbërësit:
* 300 gr shpageta
* 100 gr mish viçi
* 30 gr galetë (ose bukë e thekur)
* 1 vezë
* 20 gr djathë parmixhan
* 1 thelb hudhre
* pak majdanoz
* pak piper
* pak kripë
* pak arrë moskat
* 500 ml salcë domate
* 1 qepë të vogël
* 1 karotë
* 1 degë selinoje
* disa gjethe borziloku
* 5-6 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim përgatisim qoftet dhe më pas salcën. Përgatitjen hap pas hapi mund ta shikoni këtu, duke përdorur masat e mësipërme.
Pasi kemi përgatitur salcën, vendosim një tenxhere me ujë të ziejë e më pas i shtojmë pak kripë. Hedhim shpagetat të ziejnë. Pasi kanë zierë, i kullojmë dhe i përziejmë me salcën e qofteve të përgatitur më parë.
Hedhim shpagetat në pjata dhe i servirim të ngrohta me djathë parmixhan të grirë sipër. /Telegrafi/