200 g – Poli
400 g – Shpageta
80 g – qepë
0.25L – sos kremoz
Spec i djegëst
Majdanoz i copëtuar
80 gram djath parmezan i grirë
Vaj Ulliri – Levante
Kripë
Piper
Koha e përgatitjes: 30 Minuta
– Përzini qepën e copëtuar në vaj ulliri Levante derisa të bëhet e tejdukshme.
– Shtoni salamin Poli, të prera në formë kubi. Gjithë këtë e përzini për disa minuta, e hedhni sosin kremoz, hidhni kripë dhe piper. Nëse dëshironi, shtoni pak spec të djegëst.
– Më pas e lëni të vlojë derisa kremi të bëhet më i trashë.
– Në ndërkohë, gatuani makaronat, kullojini dhe shtojini salcën që keni përgatitur.
– Sasi e vogël e djathit parmezan të grirë e shpërndani mbi bashkë me majdanoz të copëtuar.
– Më pas kënaquni maksimalisht me shijen fantastike të këtyre shpagetave me Poli.