Site icon Telegrafi

Shout televiziv “Portokalli” i kanë ikur deri më tani 12 aktorë (Foto)

Është një ndër shout më të mirë humoristik në trojet shqiptare.

Por, protagonistët kryesor që i bënin të qeshnin publikun, tashmë i kanë ikur “Portokallisë”.

Në fakt, 12 prej aktorëve më nuk janë pjesë e shfaqjes që bënin për vete publikun e gjerë.

Kështu së paku pohon një ish-pjesëtar i shout, aktori i mirënjohur shqiptar, Julian Deda.

“A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance. Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe. Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim). Por pyetja eshte: pse? Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar? Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke? Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung. P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..!”, (sic) shkruan në Instagram, Deda.

Ndryshe, pavarësisht largimit të aktorëve, “Portokalli” besohet se do të vazhdojë rrugëtimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version