Telegrafi

Shotani i zhgënjyer që nuk ia dolën ta thyenin mbrojtjen e Ferizajt

Drenica nuk ia doli të fitonte në shtëpi ndaj Ferizajt në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri Bekim Shotani ka thënë se ata u futën në këtë takim për fitore, por që nuk ia dolën ta thyenin mbrojtjen mysafire.

“Mendoj se në ndeshjet si vendës, vetëm fitorja të kënaq. Barazimin nuk e kërkuam”, ka thënë fillimisht Shotani për ArtSport.

Lexo po ashtu Drenica dhe Ferizaj mjaftohen me nga një pikë

“E kërkuam fitoren nga fillimi. Kundërshtari luajti lojë zonale, lojë të mbrojtjes. Kërkuam golin nëpërmjet krahëve, me topa në thellësi”.

“Më pas u desh të krijonim aksione me mbrojtës të krahut, por nuk ia arritëm qëllimit. Në pjesën e dytë avancuam edhe me një lojtar më shumë në zonën e kundërshtarit dhe dërguam më lartë një mesfushor, por përsëri nuk ia arritëm të shënonim”.

“Rezultati ishte baras, por në aspektet statistikore dominuam”, ka shtuar më tej trajneri i Drenicës. /Telegrafi/