Drenica e ka nisur me humbje sezonin 2022/23 në BKT Superligën e Kosovës, pasi është mposhtur 1-0 nga Llapi.
Pas ndeshjes, trajneri Bekim Shotani ka thënë se skuadra e tij luajti mirë dhe nuk e meritoi humbjen.
“Mendoj që ka munguar vetëbesimi te lojtarët. Pak më shumë e respektuan kundërshtarin se sa veten”, ka thënë ai pa ndeshjes për Art Sport.
“Ne prej fillimit kemi kërkuar të balancojmë lojën në mesfushë dhe të krijojmë raste nga krahët. Ne pësuam gol duke e lënë kundërshtarin të qëndrojë gjatë brenda zonës tonë. Krejt presioni i 90 minutave ka qenë të goli që pranuam”.
“Në pjesën e dytë patëm paraqitje të mirë, patëm fytyrë krejt ndryshe. Mungojë vetëm shënimi i golit”.
“Mos të bëhem i tepërt, por Drenica nuk e meritoi humbjen në bazë të asaj që tregoj sidomos në pjesën e dytë. Unë i përgëzoj lojtarët për angazhimin”.
“Ne do të shkojmë nga ndeshja në ndeshje, kampionati është i gjatë. Ne nuk do të japim fjalë të mëdha”, u shpreh më tej Shotani. /Telegrafi/