Telegrafi

Shotani thotë se Drenica nuk e meritoi humbjen ndaj Dukagjinit

Drenica pësoi humbje 1-0 në shtëpi nga Dukagjini në kuadër të javës së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Bekim Shotani deklaroi pas ndeshjes se ekipi i tij pësoi disfatë shkaku i një gabimi, duke insistuar se një barazim do ishte rezultat fer.

“Pësuam nga një gabim, prej të cilit na ndëshkoi kundërshtari dhe gjithçka përfundoi me atë gol”, deklaroi trajneri i Drenicës pas ndeshjes për ArtSport.

“Ne e filluam ndeshjen shumë mirë, patëm dominimin e lojës dhe ishim në kërkim të golin. Por, në momentin më të mirë pësuam gol dhe na u këputën shpresat”.

“Edhe në pjesën e dytë kërkuam golin e barazimit, të cilin nuk arritëm ta shënojnë”.

“Mendoj se një gol i yni do të ishte me rëndësi, pasi barazimi do të ishte epilogu real i këtij takimi”, ka potencuar Shotani. /Telegrafi/