Site icon Telegrafi

Shotani: Patëm fat, por kjo fitore na kthen në gjendje normale

Drenica i ka dhënë fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore, pasi ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet.

Kuqezinjtë nga Skenderaj triumfuan me rezultat minimal 0-1 falë golit nga mbrojtësi i majtë Ermal Veliqi.

Bekim Shotani pas ndeshjes tha se i përcjelli edhe fati në duel me Prishtinën.

“Kemi ardhur nga ndeshje të vështira ku nuk kemi arritur objektivat dhe ka qenë e vështirë në shumë aspekte përballja me Prishtinën”.

“Por, gjetëm forcën dhe përkrahen, u mobilizuam dhe u futëm me detyra defensive në këtë ndeshje për të dalë me kundërsulme, pasi ne shquhemi si ekip për presingun që bëjmë gjatë ndeshjeve”.

“Patëm fat të madh që realizuam gol dhe pastaj balancuam lojën për të mos lejuar kundërshtarin të shënoj gol. Kjo fitore na ka kthyer në gjendje normale, pasi ishim në shok pas atyre dy humbjeve”, ka thënë Shotani.

Me këtë fitore Drenica ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 20 pikë, derisa Prishtina mbetet në vendin e katërt me 23 sosh. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version