Telegrafi

Shotani i lumtur me lojën dhe fitoren ndaj Dukagjinit

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani është ndarë i kënaqur me fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Dukagjini.

Drenica të enjten në Klinë e mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës.

“Po vinim nga një ndeshje që ishte e rëndë në aspektin psikologjik, pasi humbëm 5:2 në shtëpi nga Trepça ’89”.

“Ndaj Dukagjinit, u futëm të qetë dhe me dëshirë ta fitojmë këtë ndeshje, që edhe ia arritëm. Shënuam fitore të rëndësishme nëpërmjet kundërsulmeve dhe jam i lumtur për këtë”.

“Pas dy golave në pjesën e parë, në u munduam të shënojmë edhe golin e tretë në të dytën sepse patëm raste të shumta. Megjithatë, arkëtuam tri pikë që na japin stabilitet edhe në aspektin psikologjik për vazhdimin e kampionatit”, ka thënë Shotani. /Telegrafi/