Drenica ka marrë fitoren e parë këtë edicion në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Kuqezinjtë nga Skenderaj kanë triumfuar në udhëtim te Malisheva me rezultat të ngushtë 1-2.
I lumtur me tri pikët e fituara nga kjo përballje është shprehur trajneri i Drenicës, Bekim Shotani.
“Mendoj se kjo fitore ka ardhur si rezultat i tri ndeshjeve të mira radhazi. Për fat tonin të keq, nuk kishim marrë rezultate pozitive. Por, aspekti tekniko-taktik ka ekzistuar”.
“Djemtë po ngritën nga ndeshja në ndeshje dhe ka shenja pozitive për lojë të mirë. Kishim dëshirë për fitore, nuk kishim ardhur për t’u mbrojtur”.
“Kishim një kundërshtar që vinte nga fitorja dhe ishte shumë i motivuar. U fokusuam në elemente ku mund të shënonim dhe aty i goditëm”, u shpreh Shotani. /Telegrafi/