Drenica ka barazuar 1-1 me Ballkanin në kuadër të javës së 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skenderaj ia arriti të merrte një pikë të artë ndaj kampionit në fuqi, por që në fund trajneri Bekim Shotani tha se ishte një barazim real.
Ai tha pas ndeshjes se Ballkani ka shumë cilësi dhe ky rezultat u jep atyre një motiv shtesë që të vazhdojnë tutje.
Shotani shtoi më tej se ata u munduan të befasonin kundërshtarin me kundërsulmue, në mënyrë që t’i merrnin pikët e plota, mirëpo që nuk ia dolën.
Ballkani po ashtu u krijoi telashe me topat e gjatë, mirëpo ia dolën që në fund të largoheshin me një pikë nga ky takim. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore