Drenica është mposhtur në derbin rajonal nga Trepça ’89 me rezultat minimal 1-0.
Për kuqezinjtë kjo është humbja e dytë këtë edicion nga ‘Minatorët’ pasi edhe në ‘Bajram Aliu’ ishin mposhtur 2-5.
Trajneri i mysafirëve, Bekim Shotani ka pasur ankesa në VAR në momentin e golit të pranuar.
“Ndeshja nga fillimi ishte e balancuar nga të dyja palët. Ishte nivel i mirë deri në momentin në pjesën e dytë ku mendoj se topi kaloi vijën anësore. Loja vazhdoi dhe ishte i vetmi gabim që bëmë, pasi u ndalëm dhe pësuam gol. Tentuam ta shënojmë golin e barazimit, ndërruam edhe sistemin e lojës ku edhe ndërtuam pastaj aksione të rrezikshme”.
“Nëse topi ka kaluar vijën, do të ishte e dhimbshme të pësojmë disfatë në këtë mënyrë. Njëjtë edhe kundër Ferizajt ishte situata ku VAR-i nuk ndërhyri. Momenti më i dobët ka qenë ndalja e lojtarëve me pretendimin se topi kaloi vijën anësore. Merituam së paku një barazim në këtë ndeshje”, ka thënë Shotani.
Pas kësaj fitore Trepça ’89 metet në vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë, sa kanë edhe Malisheva dhe Dukagjini në pozitat tetë dhe shtatë.
Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do të luaj në udhëtim te Ferizaj, derisa Drenica pret Dukagjinin e Klinës. /Telegrafi/