Telegrafi

Shotani flet pas disfatës nga Llapi

Drenica e ka nisur me humbje edicionin pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Kuqezinjtë nga Skenderaj u mposhtën 0-1 nga Llapi në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani ka thënë se u dëmtuan në aspektin psikik me penalltinë që u akordua kundër tyre, e mandaj ndryshuan edhe sistemin e lojës, por pa sukses.

“Penalltia që morëm na dëmtoi në aspektin psikik. U munduam që të ndryshojmë në sistemin e lojës, bëmë ndryshime për të qenë më ofensivë”.

“Kërkuam me çdo kusht ta barazojmë rezultatin dhe dhamë më të mirën. Ne bëmë jashtëzakonisht mirë, por nuk arritëm të shënonim golin që do të na siguronte një pikë”, ka thënë Shotani.

Drenica e sheh vetën në pozitën e shtatë në tabelë me 20 pikë pas 19 xhirove. /Telegrafi/