Drenica ka vazhduar serinë pozitive edhe në xhiron e tetë të Albi Mall Superligës. Kuqezinjtë mposhtën Prishtinën me rezultat 2-1, duke përmbysur rezultatin.
Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, tha se mburret me paraqitjen e ekipit të tij dhe me karakterin që shfaqën, shkruan Gazeta Olle.
“Së pari duhet t’i falënderoj udhëheqësit e klubit, kryesinë, punëtorët, dhe të gjithë që na kanë përkrahur në çdo moment dhe kanë qenë dora e djathtë. Patën besim te lojtarët dhe te të gjithë. Kjo ka qenë ndihmesë për të gjithë. Kemi nisur shumë vonë përgatitjet, por të përfundosh një ndeshje me këtë ritëm është për t’u përgëzuar”.
“Mburrem me këta djem, karakterin dhe mënyrën se si i kanë kryer detyrat tekniko-taktike. Ishte ndeshje e vështirë pasi patëm një Prishtinë që ka bërë transferime të shumta dhe ka lojtarë me nam, individualisht shumë të mirë”.
“U pa edhe golin kur e shënuan. Por, ne nuk u dorëzuam, rrezikuam shumë. Në pjesën e dytë bëmë dy gola dhe kthyem avantazhin. Djemtë u pa që e donin fitoren”, ka thënë Shotani.