Në një prononcim për Arena, ai foli për dy xhirot e para në Ligën e Parë dhe ndryshimet që mund të ketë klubi në afatin kalimtar të janarit.
“Mendoj që kemi luajtur futboll kualitativ në dy ndeshjet e para. Ani pse në takimin ndaj Istogut pësuam humbje, jam i kënaqur me angazhimin dhe vrapimin e futbollistëve. Shpresoj që do të vazhdojmë me lojëra të tilla edhe në ndeshjet e ardhshme dhe kështu rezultatet sigurisht që nuk do të mungojnë”, deklaroi Shosholli. /Tribuna/Telegrafi/