“Kam dhënë dorëheqje për shkak të rezultateve të fundi edhe pse kryesia e klubit ka insistuar që të vazhdojmë me klubin”, u shpreh fillimisht Shoshi. Ndryshe ai tha se këtë e ka bërë për të mirë të klubit. “Dorëheqja ime nga posti i trajnerit ishte e arsyeshme për të mirën e klubit”, përfundoi Shoshi.
Besa përkundër përforcimeve dhe ambicieve për titull të kampionit këtë sezon, nuk e nisi mirë duke arkëtuar vetëm një pikë në dy ndeshjet e zhvilluar në shtëpi. Një ditë pas disfatës ndaj Prishtinës me rezultat 2:1, drejtuesit e skuadrës pejane, kanë mbajtur një mbledhje. Kryetari i skuadrës pejane Shemsedin Muhaxhiri, bëri të ditur se dorëheqja e trajnerit Shoshi, ka ardhur pas rezultateve të fundit. /Arena/Telegrafi/