Site icon Telegrafi

Shoshi: Ishte fitore e merituar

Pejanët të shtunën pasdite në “Shahin Haxhiislami” mundën gjilanasit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Tekniku pejan pas ndeshjes tha se skuadra e tij e meritoi fitoren. Shoshi mendon së këto tri pikë janë të rëndësishme për ekipin e tij.

“Në pjesën e parë e kontrolluam lojën. Mendoj se ishte një fitore e merituar. Morëm një 3 pikësh të rëndësishëm. Të gjithë lojtarët luajtën mirë. Jemi në një pozicion të mirë në tabelë, por iu siguroj se sezonin e ardhshëm do të jemi shumë mirë. Kam besim tek kjo skuadër. Tashmë mund të them se që të gjithë jemi më të qetë”, ka thënë Shoshi, transmeton “Supersport”.

Besa pas kësaj fitoreje arrin në kuotën e 36 pikëve, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e katërt. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version