Site icon Telegrafi

Shoshi ankohet në referim

Shoshi beson se arbitri i lojës së barabartë (3:3) me Trepçën ’89, Kosumi ia ka marr fitoren ekipit të tij.

Ai referimin e njërit ndër arbitrave më të mirë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, e vlerësoi si tendencioz.

“Tri penallti për kundërshtarin në 15 minuta të fundit, tregojnë për një referimi tendencioz. Kjo jo që nuk ka ndodhur në futbollin e Kosovës, por as në atë evropian”, tha ai pas lojës.

“Me gjithë këtë investim e gjithë kjo publike, ne merremi me referim kjo është vërtetë zhgënjyese. Me këtë referim nuk ecën futbolli. Ishte i gjithë ky spektakël dhe të del një referim mbi të nuk ka kuptim. Nuk është zhgënjyes barazimi, por djersa e djemve të humbet. Në fund dua të them se na mungoi fitorja dhe mendoj se e merituam atë”, tha Shoshi. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version