Shorti i Ligës së Kampionëve ka vënë përballë Barcelonë, me një skuadër simpatike si Roma.
Roma është një nga skuadrat e mbetura që nuk e kanë fituar kurrë trofeun me ‘veshë të mëdhenj’.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 4 prill, ndërsa ajo kthyese do të zhvillohet me 10 prill.
Para ndeshjes me romakët, katalunasit do të përballet me Sevillën, ndërsa para ndeshjes kthyese me Leganesin.
Djelmoshat e Eusebio Di Francescos kanë pasur forcën që të përballen me klube si Chelsea dhe Atletico Madrid, duke e kaluar grupin, ndërsa në 16 më të mirat e eliminoi Shakhtar Donetskun.
Edin Dzeko ishte ai që e shënoi golin e fitores, ndërsa Cengiz Under atë të mysafirëve.
Sidoqoftë, lojtari kryesor te Roma mbetet portieri Alisson, i cili është një nga më të mirët në botë dhe këtë e dëshmoi në Ukrainë.
Ai gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm kundër Atleticos në barazimin 0-0 në Romë.
Dy takime e fundit të zhvilluar mes Barcelonës dhe Romës, janë zhvilluar në sezonin 2015/16.
Blaugrana fituan në shtëpi 6-1, ndërsa në Itali u mbyll 1-1.
Ndërsa në klubet janë përballur edhe në sezonin 2001/02, kur Barcelona u mposht 3-0 në Romë, ndërsa 1-1 ndeshja u mbyll në shtëpi.
Një njeri i njohur në Spanjë është edhe Monchi i cili rikthehet në Spanjë, ku ka punuar për shumë vite. Ai tashmë është drejtor sportiv te Roma. /Telegrafi/