Telegrafi

Shorti i mundshëm më i vështirë dhe më i lehtë për Kosovën në Ligën e Kombeve

Sot (e enjte) në orën 18:00 në Paris do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025.

Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, së bashku me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe, pra me këta kundërshtarë nuk mund të luajë.

Lexo po ashtu Në pritje të trajnerit të ri, Kosova të enjten mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve - Ademi: Duam ta fitojmë grupin dhe Ligën C

Por, cili do të ishte shorti më i lehtë dhe ai më i vështirë, duke e shikuar kualitetin e ekipeve kundërshtare.


Shorti më i lehtë për Dardanët do të ishte: Luksemburgu, KOSOVA, Qipro Lituani/Gjibraltar*, me këta të fundit që luajnë mes vete për një vend në Ligën C.

Shorti më i vështirë do të ishte: Suedia, KOSOVA, Maqedonia e Veriut dhe Bjellorusia.


Mbetet të shihet se çfarë do t’i sjelli goglat Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/