Telegrafi

Shorti i Kupës së Mbretit: Barcelona lehtë, spikat ndeshja Sevilla – Valencia

Shorti për 1/8 e Kupës së Mbretit tashmë është hedhur, ku nuk kanë munguar çiftet interesante.

Kjo është faza e parë, ku skuadrat e La Liga Santander mund të luajnë me njëra-tjetrën.

Barcelona ka ‘peshkuar’ më lehtë edhe kësaj radhe, pasi do të takohet me një ekip të divizionit të dytë, Rayo Vallecanon.

Ndeshja më interesante doli të jetë ajo mes Sevillës dhe Valencias.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen me vetëm një fazë, ku fituesi do të zgjidhet brenda 90 minutave, kohës shtesë, ose penalltive. Ndeshjet zhvillohen më 26, 27 dhe 28 janar.


Shorti i plotë i Kupës së Mbretit 

Alcoyano vs Athletic Bilbao

Navalcarnero vs Granada

Girona vs Villarreal

Rayo Vallecano vs Barcelona

Almeria vs Osasuna

Real Valladolid vs Levante

Sevilla vs Valencia

Real Betis vs Real Sociedad

 


/Telegrafi/