Gjatë mesditës në Prishtinë u hedh shorti për ndeshjet e 1/16 së finales për edicionin e sivjetmë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Vetëm 31 skuadra nga Superliga, Liga e parë dhe e dytë, janë pjesëmarrëse të edicionit të sivjetmë të Digitalb Kupës së Kosovës, ndërsa edhe sivjet shumica e skuadra nga rangjet më të ulëta të futbollit kosovar nuk do të marrin pjesë kryesisht për arsye financiare.
Skuadra më me fat në short ishte lideri i Raiffeisen Superligës, Llamkos Kosova, e cila kaloi xhiron e parë pa lojë. Fituesi i fundit Prishtina luan si mysafir i Vllaznisë. /Sporti1/Telegrafi/
Digitalb Kupa e Kosovës
Rrethi i parë
2 Korriku – Trepça 89
Trepça – Studenti
Rinia – Besa
Istogu Llapi
Opoja – Flamurtari
Drita – Deçani
Liria (P) – Fushë Kosova
Hajvalia – Ramiz Sadiku
Kastrioti – Feronikeli
Drenica – Kamenica
Ulpiana – Vëllaznimi
Hysi – Rilindja (K)
Vllaznia – Prishtina
Gjilani – Liria (M)
Rilindja – Ferizaj
Llamkos Kosova e lirë