Telegrafi

Shorti i LK: Ibra dhe Kaka kundër ish-ekipeve

Në grupin F bëjnë pjesë edhe ekipi ukrainas Dinamo Kiev dhe ai rus Rubin Kazan, të cilët do të luftojnë për dy vendet e para që vazhdojnë në tej garën. Pozita e tretë dërgon në Europa League, ndërsa ajo e katërta eliminon nga të gjitha garat evropiane.

Shorti po ashtu nxori në të njëjtin grup Milanin dhe Real Madridin, po me Kaka që do të rikthehet në San Siro si kundërshtar. Në grupin C do të luajnë edhe ish-ekipi i Lorik Canës, Marseille, dhe ekipi zviceran Zurich.

Ekipi tjetër italian, Juventus, do të ketë përballë gjigantin gjerman Bayern Munich, që të dyja në grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Bordeaux dhe Maccabi Haifa.

Prej anglezëve, më vështirë do ta ketë Chelsea, që do të ketë përballë Atletico Madrid, Porton dhe APOEL, në grupin D. Manchester United, Liverpooli dhe Arsenali do të kenë sfida më të lehta. Djajtë e kuq do të përballen me kampionin e Gjermanisë, Wolfsburg, si dhe me CSKA Moskën dhe Besiktasin. Liverpooli do të sfidohet nga Lyon, Fiorentina dhe Debrecen, ndërsa Arsenali do të ketë grupin më të lehtë me AZ Alkmaar, Olimpiacos dhe Standard Liege.

Sevilla në grupin G, do të përballet me skocezët e Rangers, gjermanët e Stuttgart dhe rumunët e Unirea Uzriceni.

Grupi A: Bayern Munich, Juventus, Bordeaux, Maccabi Haifa
Grupi B: Manchester United, CSKA Moscow, Besiktas, Wolfsburg
Grupi C: AC Milan, Real Madrid, Marseille, Zurich
Grupi D: Chelsea, Porto, Atletico Madrid, APOEL
Grupi E: Liverpool, Lyon, Fiorentina, Debrecen
Grupi F: Barcelona, Inter, Dynamo Kyiv, Rubin Kazan
Grupi G: Sevilla, Rangers, Stuttgart, Unirea Urziceni
Grupi H: Arsenal, AZ, Olympiacos, Standard Liege