Ndër meshkuj veçohet përballja ndërmjet Kastriotit dhe Kosovës. Sfidat tjera janë këto: Vjosa – Besa Famiglia, Vëllaznimi – Drenica dhe Trepça – Prishtina.
Në kategorinë e femrave shorti nxori këto përballje: Kastrioti – Vëllaznimi, Prizreni – Trepça, Sqiponja – Drita dhe Kosova – Prishtina.
Ndeshjet e para zhvillohen më 28 dhe 29 mars, kurse ato të kthimit më 4 dhe 5 prill.
Pjesa finale (gjysmëfinalet dhe finalet) zhvillohen më 20 dhe 22 prill, ndërsa vendi do të caktohet më vonë sipas vendimit të Bordit të FHK-së. /Telegrafi/