Site icon Telegrafi

Shorti i kupës: Dueli i parë Sigal Prishtina – Trepça

Sot me short janë përcaktuar palët rivale të kësaj gare. Të mërkurën më 25 prill takohen Sigal Prishtina – Trepça ndërsa një ditë më vonë Peja – Bashkimi. Finalja në program është të shtunën me 28 prill. Fitues aktual i kupës është Peja.

Në konkurrencën e femrave sot është zhvilluar takimi i parë i gjysmëfinales ku Sigal Prishtina ka mundur Trepçën me rezultat 74:34. Nesër në Pejë me fillim prej orës 18:00 në duelin e dytë përballen Penza – Bashkimi. Fitues aktual i kupës është Penza.

Kryetari i FBK-së, Fatmir Gashi, me bashkëpunëtor sot ka takuar përfaqësuesit e skuadrave të Superligës me të cilin rast është arritur marrëveshja që të gjitha palët t’i kryejnë obligimet e veta konform propozicioneve të garave për t’i evituar incidentet e mundshme në play-off dhe në përfundimtare të kupës. /Telegrafi/

Exit mobile version