Site icon Telegrafi

Shorti i ETC Superligës së basketbollit

Çdo gjë është gati për edicionin e ri të elitës së basketbollit kosovar, së paku kështu lajmërojnë drejtuesit e Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK), të cilët pas disa punëve organizative kanë hedhur edhe shortin e kampionatit të ardhshëm.

Edicioni 2013/14 i ETC Superligës së basketbollit kosovar do të numëroj vetëm 8 skuadra, pas tërheqjes së Vëllaznimit të Gjakovës për shkak të problemeve financiare.

Sidoqoftë, kampioni aktual, Peja mbrojtjen e titullit do ta fillojë në palestrën “Rexhai Surroi” në Prizren në ndeshjen me Bashkimin nikoqir.

Fituesi i Kupës e Superkupës dhe pretendenti kryesor, Sigal Prishtina në ndeshjen e parë të kampionatit të ri pret skuadrën e Dritës nga Gjilani.

Edicioni i ri i basketbollit kosovar do të fillojë me 5 tetor. /Sporti1/Telegrafi/

Basketboll – ETC Superliga e Kosovës

Java 1
Besa – RTV 21
Sigal Prishtina – Drita
Bashkimi – Peja
Kastrioti – Trepça.

Exit mobile version