Pasi u mësuan ekipet gjysmëfinale të DigitAlb Kupës së Kosovës, tashmë dihen edhe çiftet e reja.
Vëllaznimi do të mirëpret para shikuesve të vetë skuadrën mitrovicase të Trepça ’89.
Ballkani i Suharekës do të jetë nikoqir i drenicakëve të Feronikelit, të cilët konsiderohen edhe favorit kryesor të kësaj gare.
Theksojmë se ndeshjet e gjysmëfinales do të zhvillohen në sistemin e vajtje-ardhjeve, pra dy takime mes ekipeve.
Ndërkohë, ndeshjet e para të gjysmëfinales zhvillohen më 17 prill, ndërkohë ato kthyese do zhvillohen pas dy jave, gjegjësisht më 1 maj.
Ndryshe, Vëllaznimi ka kaluar në këtë fazë të garës pasi ka mposhtur Dritën ndërsa Trepça ’89 ishte më e mirë se Prishtina.
Ballkani në çerekfinale ishte më e mirë se Kika e Hogoshtit gjersa Feronikeli ka eliminuar skuadrën e Ferizajt. /Telegrafi/