Telegrafi

Short ferri për Tiranën, Drita luan në Kosovë nëse e eliminon Legian

Është hedhur shorti i ri për fazën finale të Ligës së Evropës.

Kështu kampioni shqiptar, Tirana për të shkuar në grupet e kësaj gare, do të ketë punë tejet të vështirë.

Kryeqytetasit shqiptarë do të përballen në udhëtim me kampionin e Zvicrës, Young Boys Bern.

Ndërkohë edhe kampioni i Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarin nëse kalon tutje.

Gjilanasit fillimisht do të luajnë në rrethin e tretë me Legia Varshavën në udhëtim.

Nëse skuadra e Ardian Nuhiut bënë mrekulli duke e kaluar Legian, atëherë do të pres në shtëpi skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag. /Telegrafi/