Është hedhur shorti i ri për fazën finale të Ligës së Evropës.
Kështu kampioni shqiptar, Tirana për të shkuar në grupet e kësaj gare, do të ketë punë tejet të vështirë.
Kryeqytetasit shqiptarë do të përballen në udhëtim me kampionin e Zvicrës, Young Boys Bern.
Ndërkohë edhe kampioni i Kosovës, Drita ka mësuar kundërshtarin nëse kalon tutje.
Gjilanasit fillimisht do të luajnë në rrethin e tretë me Legia Varshavën në udhëtim.
Nëse skuadra e Ardian Nuhiut bënë mrekulli duke e kaluar Legian, atëherë do të pres në shtëpi skuadrën nga Azerbajxhani, Qarabag. /Telegrafi/