Skivi dhe Cozman publikuan mbrëmë videoklipin “Shoqnia” që tashmë po pëlqehet mjaft shumë nga publiku.
Rreth 200 mijë klikime kanë përcjellë videon në orët e para të publikimit, një manifest ky që u shoqëruar më pas me shumë polemika dhe spekulime.
Kjo për shkak të një përplasje që spekulohet të jetë mes Agon Amigës dhe Skivit, ku të dy besohet se ka kohë që nuk flasin më, shkruan Telegrafi.
E gjithë buja është bërë pas publikimit të videoklipit “Shoqnia” ku nuk dihet nëse ka pasur ndonjë dedikim apo rrethanë që tregon këtë përçarje brenda labelit më të njohur shqiptar të hip hopit.
Ajo që dihet është se kënga po pëlqehet mjaft shumë nga fansat e labelit Babastars dhe adhuruesit e hip hopit, një projekt ky që pritet të dëgjohet në këto ditë festive gjithandej në festa të ndryshme. /Telegrafi/