Telegrafi

Shoqja flet për historinë e bujshme të Vesës: E ka pasur si motër, e ka marrë edhe në pushime me ish të fejuarin

Historia e bujshme e Vesa Vllasaliut me ish-të fejuarin e saj, futbollistin Mërgim Berisha, po flitet prej ditësh në mediat shqiptare.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta, e së fundmi një version është marrë nga një mike e ngushtë e bukuroshes nga Gjilani, e cila njëherësh ka qenë edhe shoqe me partneren e tanishme të Mërgimit, Edonën.

Ajo ka treguar për miqësinë që kanë pasur në të kaluarën si dhe disa detaje rreth kësaj marrëdhënie.

Foto: Screenshot/YouTube

“Vesën e njoh që disa vite, jemi njohur prej një shoqes së përbashkët me të cilën nuk flasim më. Kur e pashë në intervistë jam shokuar sërish, se di që kanë qenë shpesh në pushime bashkë, si në Stamboll. Ka qenë ish-shoqja e ngushtë e Vesës bashkë me Vesën. Kjo tregon se Vesa i ka besuar shumë asaj që e ka marrë edhe në Stamboll, ku ka bashkëjetuar me ish-të fejuarin”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Vesa me deklaratë bombastike: Vëllai i Mërgim Berishës e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua

Tutje, e njëjta shtoi: “Ish-shoqja e ngushtë jeton në Gjermani, Vesa në Zvicër, por kjo nuk do të thotë që nuk janë parë shpesh në mes vete. Edhe unë kam shoqëri. Në fakt ish-shoqja e ngushtë e Vesës ka treguar vetë që Vesën e ka pasur si motër, e jo si shoqe të ngushtë. Dhe askush nëse nuk e kom shoqe të ngushtë nuk të marrë ty si dëshmitare të martesës”.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tha gjithashtu se nuk flasin më me të për shkak të tradhtisë që ia ka bërë Vllasaliut.

Vesa ndryshe ka hedhur edhe disa ‘bomba’ në Big Brother VIP Kosova 2 rreth lidhjes me Mërgimin dhe për atë se si shoqja e ngushtë ia mori atë. /Telegrafi/