Telegrafi

Shoqja e kryeministres finlandeze u shfaq e shfrenuar edhe në Adriatik

(Foto: Instagram/TikTok/sabinasarkka)

Sabina Sarkka, modelja e cila kishte puthur një vajzë në një festë në rezidencën e kryeministres finlandeze, Sanna Marin, gjithashtu ekspozoi gjoksin e saj në Adriatik,

Në profilin e saj në TikTok është publikuar një video në të cilën modelja atraktive dhe mikeshat e saj i tregojnë gjoksin një trageti kroat që kalon pranë anijes së tyre.

Pamjet nga bregdeti kroat janë publikuar në rrjetet sociale në maj të këtij viti, ndaj mund të supozohet se pamjet janë bërë këtë vit.

@sabinasarkka

Tässä on ollut vähä kaikennäköistä @Julia Toivola #foryoupage @Lotta Soini @Dr. Rannisto

♬ alkuperäinen ääni – Sabina Särkkä

“Vështirë ta shprehësh me fjalë, sa i paharrueshëm është një udhëtim në det! Ato momente, eksperienca, të qeshura, miq, vende të bukura, ushqime të shijshme etj. Nuk mund ta kesh askund tjetër këtë ndjenjë”, ka shkruar Sabina në lidhje me pushimet verore në Kroaci, ku ka publikuar edhe një sërë fotografish.

Lexo po ashtu Kryeministrja finlandeze kërkon falje për imazhet e ndejës së fundit në rezidencën zyrtare

Ndjekësit u interesuan nëse në anije ishte edhe Sanna Marin, por nuk morën përgjigje.

(Foto: Screenshot/TikTok/sabinasarkka)

Kryeministrja finlandeze, po ashtu modelja, kanë kërkuar falje për fotografinë e papërshtatshme të realizuar në rezidencën e kryeministres së Finlandës. /Telegrafi/