Telegrafi

Shoqëruesja e nuses e teproi me pijen dhe villte pandërprerë, dërgohet në dhomë me kokë në kovë (Foto)

Një shoqëruese e nuses që e teproi me pijen dhe villte pandërprerë, u dërgua në dhomën e hotelin derisa e kishte kokën në kovë.

Fotografia e realizuar në një hotel të Shteteve të Bashkuara, është postuar në Facebook, prej një organizate që merret me organizimin e dasmave, transmeton Telegrafi.

Transportimi i shoqërueses së nuses

“Mënyra e përkryer si të transportohet një i dehur” si dhe “të njëjtën formë do e përdori edhe kur, kur të më dehet ndonjë nga shokët”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Prej se është postuar, imazhi u shpërnda më se 1,000 herë, duke mbledhur edhe mijëra reagime pozitive.

Në anën tjetër, u kërkua që të respektohet gjendja e saj, pasi mund të ndjehet keq që e teproi duke pirë, ndërsa duhej t’i rrinte pranë shoqes. /Telegrafi/