Site icon Telegrafi

Shoqëruesi i dhëndrit shikoi nusen nga një pozitë e papërshtatshme gjatë fotografive të martesës (Foto)

Andy Will po merrte pjesë në dasmën e shokut të tij Rhys Couldrey, ku vendosi t’i bënte një mahi nuses Natalie.

Në realizimin e fotografive të martesës, 25-vjeçari doli prapa çiftit dhe e shikonte nusen nga një pozitë e papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

Megjithëse veprimi i shoqëruesit të dhëndrit nuk është parë në atë moment, para se të fillonte ceremonia që do zhvillohej në Hampshire të Anglisë, atë e ftuan çifti i ri dhe i kërkuan llogari.

Will në fotografinë e martesës

“Nusja më shikoi shtrembët dhe më tha disa fjalë ofenduese, por më pas e shikuan anën komike dhe vendosën ta lënë në albumin e fotografive. Ata më njohin se si jam”, ka thënë Will.

Në fakt, ai njihet për humorin që e bën, prej çfarë edhe e siguron jetën, duke krijuar ‘pranks’ të ndryshme në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version