Telegrafi

Shoqëruesi i dhëndrit ndërpreu fjalimin, i tregoi ‘tërë botës’ për çiftin që po martohet (Video)

Podge Henry u angazhua gjatë, në mënyrë që e ‘tërë bota ta kuptoi’ se vëllai tij po martohet.

Derisa po e mbante fjalimin, 23-vjeçari konsideroi se shumë pak njerëz e dinë për ceremoninë martesore të Paul dhe Sinead që po zhvillohej në një restorant në Athlone të Irlandës, transmeton Telegrafi.

Me të dalë përjashta, në ekranin e sallës u shfaqën pamjet, që e tregojnë atë duke nisur të shpërndajë posterët, që iu tregon për dasmën.

Pastaj, u shfaqën njerëz nga shumë vende të botës, që po e uronin martesën e 32-vjeçarit, me nusen katër vite më të re. Pos urimet nga njerëzit krejtësisht të panjohur, në përmbledhjen e shoqëruesit të dhëndrit ishin edhe më të afërmit e çiftit, që emocionuan të gjithë me përgëzimet e tyre të sinqerta.

“Kjo përmbledhje më ka marrë afro tri javë, sepse kërkonte shumë përkushtim. Por, ia vlejti”, ka thënë Henry, sipas të cilit gjithçka shkoi si e kishte planifikuar. /Telegrafi/