Të zgjedhurit e veshjeve për shoqërueset, është një vendim i vështirë edhe për nuset më të organizuara dhe me shije.
Por, këto veshje të çuditshme, bëjnë pjesë në zgjedhjet më të pa dëshiruara që janë parë nëpër dasma, transmeton Telegrafi.
Galeria e përmbledhur në Bored Panda, shfaqë disa prej fustaneve bizare që përfshijnë mbulesa për kokë, kapela me pupla dhe mëngë të fryra në krah.
Madje, në një rast, disa shoqëruese të nuses, i kanë fustanet e njëjta sikur perdja që ndodhet prapa.
Derisa në një fotografi tjetër, shfaqet një nuse që pozon e lumtur, krahas shoqërueseve me fustane rozë, kapela me të njëjtën ngjyrë dhe doreza të bardha. /Telegrafi/