Sipas deklaratave të pjesëmarrësve në protestat e sotme të “Revolucionit Laraman”, policia rreth orës 22.00 para kafenesë “Manda” në Shkup i ka arrestuar aktoren Simona Spirovska dhe një djalosh tjetër, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas dëshmitarëve aktorja Simona Spiroska pasi është arrestuar është dërguar në Stacionin policor “Beko” të Shkupit.
Për momentin aktivistët e “Revolucionit Laraman” janë duke u tubuar para stacionit policor në shenjë përkrahjeje ndaj Spiroska./Telegrafi