Site icon Telegrafi

Shoqërohen në polici vozitësit serbë që kishin vendosur fotografitë e Putinit e Karaxhiqit në maune

Dy vozitësit e maunave me targa të Serbisë, të cilët janë parë duke qarkulluar në rrugët e Pejës, me fotografitë e presidentit rus, Vladimit Putin dhe shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq janë shoqëruar në polici dhe po intervistohen.

Shoferët e dy mauneve, sipas informacioneve të para janë me nacionalitet serb.

Lexo po ashtu Një maune me fotografinë e Putinit është parë nëpër rrugët e Pejës

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Pasdite policia ka ndaluar dy mauna, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e shkrimtarit serb, Vuk Karaxhiq. Të dy vozitësit janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistu. Lidhur me rastin është njoftu edhe prokurori i shtetit. Maunet janë me targa të Novi Sadit”, tha Gashi.

Qytetarë këtë e kanë cilësuar si provokim, andaj pas reagimit të tyre iu është mbuluar fytyra.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vënë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, sipas të cilave, mallrat që hyjnë pranohen vetëm nëse i referohen Kosovës, sipas termave kushtetues të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version