Të shoqëruar janë shtetasit: Alket Xhani, 19 vjeç, Ilir Tusha, 34 vjeç, Shkëlqim Gjuta, 39 vjeç, Nevruz Çifliku, 43 vjeç, Sazan Xhaferaj, 40 vjeç, Albert Koçi, 31 vjeç, Kastriot Xhemalaj, 40 vjeç, Eduart Muçaj, 29 vjeç dhe Altin Jaçe, 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Sipas policisë, këta shtetas tregëtonin në mënyrë të paligjshme celularë dhe aksesorë të ndryshëm, pranë Postës Shqiptare, duke shmangur kështu detyrimet tatimore.
Policia paralajmëron se do të godasë në vazhdimësi këtë fenomen, duke moslejuar më shitjen e këtyre produketeve në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/