Site icon Telegrafi

Shoqërohen 25 persona pas shpërthimit të shtyllës

Shtylla me numër 14 u hodh në erë me tritol mëngjesin e së mërkurës. Banoret pohuan se kishin dëgjuar pesë shpërthime të njëpasnjëshme rreth orës 03:00 të mëngjesit, por policia konfirmoi vetm tre prej tyre.

Shpërthimi i shtyllave të tensionit të lartë 220 kilovolt në këtë rajon është shndërruar në fenomen. Policia dyshon për banorët e zonës, pasi ata kanë konflikte pronësie me pronaret e fabrikës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version