Sekretariati i Shoqërisë Energjetike sot i ka hequr kërkesat për kontestet me Republikën e Maqedonisë, theksojnë nga zyra e zv. kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga zyra e Angjushev theksojnë se nëpërmjet gjetjes së zgjidhjes ligjore Qeveria pamenduar ka treguar vullnet politik dhe ndërgjegjes për miratimin e reformave në sektorin energjetikë.
Thekson se ky ligj është dashur të sillet qysh me 1 janar të vitit 2015, ndërsa për shkak të mospërmbushjes në kohë të obligimeve nga Bashkimi Evropian dhe mos përmbushjen e paketit të tretë, Sekretariati i Shoqërisë Energjetike kishte ngritur procedura kontestuese ndaj Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/