Telegrafi

Shoqëria e pazakontë mes lepurit dhe gjirafës (Video)

Ayesha Cantor ka qenë në parkun Kragga Kamma të Afrikës së Jugut, kur ka hasur në diçka të pazakontë.

Meqenëse ndriçimi ishte i mirë, 49-vjeçarja e ka nxjerrë aparatin dhe ka dashur të fotografojë një grup gjirafash, kur e ka parë njërën prej tyre duke luajtur me një lepur, transmeton Telegrafi.

Ajo e ka vënë fokusin menjëherë te këto dy kafshë, që kanë forma të ndryshme dhe madhësi krejt tjera.

“Të gjithë e kemi nga një shok të gjatë, të cilin duhet shikuar nga poshtë dhe dukemi qesharak. Por, kjo nuk qenka vetëm ne mesin e njerëzve dhe kjo shoqëri e dëshmon më së miri”, ka thënë Cantor.

“Ata qëndruan për një kohë dhe dukej sikur po kuptoheshin. Megjithëse i përkasin dy botëve tjera, miqësia është e pakufizuar”.

Mësohet se lepuri ka ikur nga ferma ku banon dhe ka shkuar që të qëndrojë me këtë ‘shok’ të gjatë. /Telegrafi/