Site icon Telegrafi

“Shoqëria duhet të heqë dorë nga diskriminimi për moshën” (Foto)

Ndërkohë që pritet të festojë 40-vjetorin e lindjes në muajin gusht, Charlize Theron duket më e bukur se kurrë më parë, por pavarësisht kësaj, ajo pranon se të rënit pre e diskriminimit të moshës ndaj  shoqërisë lidhet me bukurinë e grave.

Teksa ka folur për numrin e fundit të revistës britanike GQ, ylli afrikanojugor ka folur rreth betejës së saj për të luftuar diskriminimin ndaj moshës dhe gjinisë në Hollywood.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku mosha e grave dhe ajo e burrave duken si një verë e mirë. Dhe pas një kohë të gjate, femrat më në fund e kanë pranuar këtë. Po prisnim që shoqëria të ndryshonte dhe tani po flasim për aftësitë drejtuese”, ka thënë aktorja, transmeton TCH.

“Është gënjeshtër të thuash se më kalimin e moshës, shqetësimi është më i vogël te gratë sesa te burrat. Duket si një standard jo i vërtetë se si një grua supozohet të duket kur ajo kalon të katërdhjetat”, ka shtuar Theron.

Exit mobile version