Telegrafi

Shoqëria civile proteston sot në Tiranë

Shoqëria civile proteston sot kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve në lumin e Valbonës.

Me moton “Larg Duart nga Valbona”, tubimi do të mbahet në orën 09.00 -11.00 në Tiranë.

Protestuesit do të mblidhen fillimisht para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për të përfunduar para Kryeministrisë.

Protestuesit do t’i kërkojnë për të disatën herë me radhë qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës, pasi ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.