Përfaqësuesit e Rrjetit Avonet përkrahur edhe nga organizata të tjera kanë qëndruar për disa minuta te ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë, duke shprehur mospajtimin e tyre kundër ndërtimit të murit për të cilin thanë se ndan edhe çimenton qytetin e Mitrovicës.
Kenan Gashi nga Avonet, ka thënë se edhe për kundër këtij ‘gjenocidi’, shqiptarët kanë gjetur kurajë të mos hakmerren.
“Edhe për kundër gjenocidit serb në Kosove shqiptarët e Kosovës kanë gjetur kurajë që të mos hakmerren . Nuk kemi harruar, por, nuk kemi vendosur të hakmerremi, në këtë kontekst të drejtat që ka minoriteti serb janë të drejtat më afirmative të mundshme”, tha Gashi.