Site icon Telegrafi

Shoqëria civile kërkon ndihmën e BE-së për depolitizimin e bordeve

Tri organizata të shoqërisë civile kanë kërkuar ndihmën e BE-së për të shkarkuar bordet e paligjshme të disa ndërmarrjeve publike që janë emëruar nga Qeveria, shkruan sot Koha Ditore.

Instituti GAP, INDEP-i dhe Grupi për Studime Politike e Juridike i kanë shprehur shqetësimin komisarit për Zgjerim në BE, Johannes Hahn, lidhur me politizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Kanë kërkuar nga ai që të bëjë presion tek Qeveria që t’i shkarkojë anëtarët e tyre.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë kërkuar që Komisioni Evropian të mos konstatojë çdo vit se ka politizim të bordeve, por të veprojë për të ndryshuar këtë praktikë. Komisioni Evropian, sipas tyre, duhet të luajë një rol proaktiv, në mënyrë që ato borde të mos e kenë jetëgjatësinë prej 3 apo 4 vjetësh. /Telegrafi/

Exit mobile version