Përmes një deklarate dërguar Telegrafit Maqedoni, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois të SHBA-ve, Shoqata Uskana, Prespa, Valët e Liqenit dhe Shoqata Shqiptare në Rockford kanë reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku u sulmuan dhunshëm gazetarë e deputetë të shumicës parlamentare.
Këto shoqata bëjnë të ditur se ndjekin me vëmendje dhe shumë shqetësim situatën e tensionuar në Republikën e Maqedonisë, Duke marë shkas nga ngjarjet me të fundit, Komuniteti deklaron si më poshtë:
– Denojmë dhunën e ushtruar në selinë e Parlamentit të Maqedonisë si shkeljen më flagrante të institucioneve dhe përdhosjen më brutale të demokracisë. Sidomos denojmë ashpër dhunën e ushtruar ndaj deputetit shqiptar Ziadin Sela dhe kërkojmë hetim të plotë dhe dënimin maksimal të gjithë atyre të përfshirë në organizimin dhe përdorimin e dhunës.
– Përshëndesim zgjedhjen e Talat Xhaferit si Kryetar i Parlamentit të R. së Maqedonisë, si një hap i parë drejt zbatimit të platformës së përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare më 7 Janar 2017. Maqedonia mund të ekzistojë dhe shkojë përpara vetëm me barazi të plotë të shqiptarëve si komb shtet-
formues.
– Bëjmë thirrje të gjitha forcave politike dhe popullatës shqiptare të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bjenë pre e provokimeve të elementeve keqdashëse, por të jenë të matur dhe të përgatitur për mbrojtjen e të drejtës së tyre.
– Ziadin Selës i urojmë shërim sa më të shpejtë që të kthehet të vazhdojë realizimin e vizionit të tij të qartë për Shqiptarët në Maqedoni.
– Ne do të vashdojmë të përcjellim me vëmendje zhvillimet në Maqedoni dhe në bazë të ndryshimeve të rrëthanave do të merren edhe vëndimet e ardhshme”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan së bashku me Shoqatën Uskana, Prespa, Valët e Liqenit dhe Shoqatën Shqiptare në Rockford./Telegrafi/