Telegrafi

Shoqatat për sëmundje të rralla: Pacientët në Maqedoni të mos mbesin pa ilaçe

Ngritje e vetëdijes publike në lidhje me personat me sëmundje të rralla në Maqedoni dhe sfidat me të cilat ata dhe familjet e tyre përballen në jetën e përditshme, është qëllimi i aktiviteteve të shoqatave qytetare për sëmundje të rralla “Jeta me sfida” dhe për sëmundje të rralla angioedema – HAE, të cilët nesër do të marrin pjesë në Maratonën e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetarja e shoqatës “Jeta me sfida” nga Manastiri, Vesna Alleksovska, sot në Parkun e Qytetit deklaroi se do të vrapojnë sepse dëshirojnë të dëgjohet zëri i personave me sëmundje të rralla dhe më shumë të njoftohet opinioni me sëmundjet e rralla, por para se gjithash t’i theksojnë problemet me të cilat ballafaqohen dhe kërkojnë që institucionet t’i zgjigjin./Telegrafi/