Telegrafi

Shoqatat e luftës: 5 maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve

Shoqatat e dala nga lufta, Shoqata e familjeve të dëshmorëve, e invalidëve dhe e veteranëve të mërkurën do të dorëzojnë një kërkesë Kuvendit dhe Qeverisë që ta zyrtarizojnë 5 majin si festë zyrtare e dëshmorëve të kombit.

Në një njoftim për media nga këto shoqata thuhet se kërkesa do të bëhet të mërkurën në një konferencë për media.

“Shtojmë se festë zyrtare këtë datë e ka Republika e Shqipërisë, si dhe ajo e Maqedonisë, për Dëshmorët e Kombit të Luftës së UÇK-së, andaj është në logjikën e gjërave që një komb të ketë edhe një festë të përbashkët për Dëshmorët e Kombit”, thuhet në një njoftim për media nga tri shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. /Telegrafi/